Thaçi dhe Daçiç takohen në Bruksel

0

Gjatë ditës së sotme ne Bruksel do të mbahet takimi  mes kryeministrit të  Kosovës, Hashim Thaçi  dhe kryeministrit  të Serbisë Iviça Daçiç, ku ndërmjetësuese e këtij takimi do të jetë shefja e Bashkimit Evropian, Katherine Ashton.

Kryeministrat  do të diskutojnë  për përparimin  e bërë  në zbatimin e marrëveshjes  së prillit, në planin  e miratuar nga të dyja palët. Kryeministri Thaçi shprehet  se ata po zbatojnë detyrat e tyre, por Beogradi nuk po bën të njëjtën gjë.

Kryeministri i Kosovës shprehet mjaft  optimistë  për këtë takim dhe mendon se në këtë takim do të arrihet marrëveshja për telekomunikacionin dhe  energjinë.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here