Thaçi-Dacic: Arrihet marrëveshja për zgjedhjet,gjykatat dhe policinë

Thaçi-Dacic: Arrihet marrëveshja për zgjedhjet,gjykatat dhe policinë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic dje në mbremje gjatë darkës së punës kanë bërë bisedime rreth marrëveshjeve mes dy shteteve. Baronesha Ashton ka deklaruar se të dyja palët janë pajtuar për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen, për policinë dhe gjykatat. Ajo gjithashtu ka njoftuar se për përparimet që

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic dje në mbremje gjatë darkës së punës kanë bërë bisedime rreth marrëveshjeve mes dy shteteve.

Baronesha Ashton ka deklaruar se të dyja palët janë pajtuar për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen, për policinë dhe gjykatat. Ajo gjithashtu ka njoftuar se për përparimet që kanë bërë Kosova dhe Serbia do të njoftojë shtete e BE-së.

Gjatë bisedimeve palët nuk kanë mundur të bien në ujdi për telekomin dhe energjinë. Para takimit Thaçi ka thënë për gazetarët se është i bindur se do të arrihet ujdia lidhur me zbatimin e marrëveshjes, duke shtuar se Kosova do të zbatojë në kohë rekorde marrëveshjen dhe se është inkurajuese që porosi të tilla vjnë edhe nga qeveria e Serbisë.

Sot të dy kryeministrat do të kenë drekë pune të përbashkët më Ashton.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar