Tevez në radarët e Juves

Tevez në radarët e Juves

Juventusi është akoma në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë. Këtë radhë juventinët i kanë hedhur sytë nga argjentinasi i Mançester Sitit, Karlos Tevez. Gjithashtu, bardhezinjtë interesohen shumë për Gonzalo Higuain, por Reali nuk ka ndërmend ta shesë argjentinasin. Agjenti i sulmuesit ka mbërritur në Torino ku po bisedon me drejtuesit e Juves

Juventusi është akoma në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë. Këtë radhë juventinët i kanë hedhur sytë nga argjentinasi i Mançester Sitit, Karlos Tevez. Gjithashtu, bardhezinjtë interesohen shumë për Gonzalo Higuain, por Reali nuk ka ndërmend ta shesë argjentinasin.

Agjenti i sulmuesit ka mbërritur në Torino ku po bisedon me drejtuesit e Juves në lidhje me transferimin. 29-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ekipi i dytë i Mançesterit për të filluar një karriere të re me një klub tjetër.

Dëshira e sulmuesit për të luajtur ne Ligën e Kampionëve mund të jetë një shtysë për transferimin e tij në Torino.

higuain

Ndërkohë që bardhezinjtë e drejtuar nga Konte janë në kërkim edhe të argjentinasit të Realit, Gonzalo Higuain. Në rast se realizohen këto dy blerje, atëherë Juventusi mund të formonte një dyshe ëndrrash në sulm.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar