Tiranë, Shqipëri (18/19 Mars 2019) – Tetra Pak dhe Tetra Laval Food for Development, të dyja pjesë të Grupit Tetra Laval si dhe kompanitë e bulmetit Agroal & Global Services (AGS) dhe Lufra kanë rënë dakord për një partneritet tre-vjeçar për të përmirësuar prodhimin e qumështit në Shqipëri përmes modelit Dairy Hub. Marrëveshja u nënshkrua mbrëmjen
Tiranë, Shqipëri (18/19 Mars 2019) – Tetra Pak dhe Tetra Laval Food for Development, të dyja pjesë të Grupit Tetra Laval si dhe kompanitë e bulmetit Agroal & Global Services (AGS) dhe Lufra kanë rënë dakord për një partneritet tre-vjeçar për të përmirësuar prodhimin e qumështit në Shqipëri përmes modelit Dairy Hub. Marrëveshja u nënshkrua mbrëmjen e djeshme në një event të veçantë pranë ambienteve të Ambasadës Suedeze në Tiranë. |
Përmes modelit Dairy Hub, Tetra Laval Food for Development mbështet klientët e Tetra Pak duke i lidhur ata me fermerët e vegjël dhe duke u ofruar asistencë teknike, njohuri praktike dhe trajnim për zhvillimin e prodhimit dhe grumbullimit të qumështit. Qëllimi i Dairy Hub është rritja e vëllimit të prodhimit të qumështit duke integruar mbajtësit e vegjël në zinxhirët e furnizimit të bulmetit. Në Shqipëri, partneriteti synon të përfshijë më shumë se 3,000 fermerë, prodhimi dhe të ardhurat nga qumështi të të cilëve pritet të rriten me të paktën 20-30%. |
Guillaume Latourette, Drejtor Menaxhues pranë Tetra Pak për Europën Juglindore tha: “Ne jemi shumë të kënaqur që AGS dhe Lufra do të punojnë me ne për krijimin e Qendrës së parë të bulmetit Dairy Hub në Europë, e cila synon të përmirësojë produktivitetin e bulmetit, të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe të sigurojë një furnizim afatgjatë të qumështit cilësor të prodhuar në vend, pa rritur kostot e grumbullimit. Jemi të bindur se me përpjekje të përbashkëta mund të krijojmë përfitime për të gjitha palët: fermerët, përpunuesit e qumështit, ekonominë vendase si dhe konsumatorët”. |
“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua si Ambasador i Suedisë, të shoh kompanitë suedeze që forcojnë prezencën e tyre në tregun shqiptar! Më vjen mirë që Tetra Pak dhe klientët e saj të bulmetit angazhohen në zhvillimin e prodhimit të qumështit nga fermat e vogla në Shqipëri, një sektor që ka shumë nevojë si për investime ashtu edhe për asistencë teknike. Ne kemi parë që modeli Dairy Hub me mbështetjen e Suedisë ka funksionuar mirë në shtete të tjera si Bangladeshi dhe Kenia. Është nder për Ambasadën Suedeze në Shqipëri që nënshkrimi i partneriteteve të para Dairy Hub të Tetra Pak në Europë realizohet në ambjentet e ambasadës sonë,” tha në fjalën e tij Ambasadori i Suedisë, Z. Johan Ndisi. |
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *