Terrori në Francë, Mustafa nënshkruan në librin e zisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nënshkroi dje në librin e zisë në ambasadën e Francës në Prishtinë, për viktimat e aktit terrorist në Paris. Me këtë rast kryeministri Mustafa, në emër të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin francez. “Erdha këtu të shpreh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nënshkroi dje në librin e zisë në ambasadën e Francës në Prishtinë, për viktimat e aktit terrorist në Paris.

Me këtë rast kryeministri Mustafa, në emër të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin francez.

“Erdha këtu të shpreh ngushëllimet për qytetarët e Francës, për gazetarët, policët dhe qytetarë të cilët kanë pësuar nga ky akt terrorist. Ne kemi miqësi të përhershme me popullin francez. Dëshirojmë që këto akte të mos ndodhin as në Francë, as në një vend tjetër, që të kemi një koalicion të parandalimit të këtyre akteve mizore dhe të punojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, u shpreh kryeministri Mustafa pas nënshkrimit në librin e zisë.

mustafa1

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar