Tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur provincën Aceh të Indonezisë duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve. Lëkundjet e forta të së martës kanë shkatërruar shumë shtëpi në perëndim të ishullit Sumatra ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur punën për shpëtimin e të mbijetuarve që kanë mbetur
Tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur provincën Aceh të Indonezisë duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve.
Lëkundjet e forta të së martës kanë shkatërruar shumë shtëpi në perëndim të ishullit Sumatra ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur punën për shpëtimin e të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja.
Ushtarë dhe policë janë mobilizuar në operacionet e shpëtimit, por e kanë shumë të vështirë të futen në zona të caktuara pasi rrugët janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.
Zyrtarët thonë se tërmeti u ndje për 15 sekonda. Shumë njerëz kanë fjetur jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera.
Në virin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 ballë në Indonezi bëri që të lindte një tsunami që vrau rreth 230 mijë jetë njerëzish përeth Oqeanit Indian.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *