Pas situatës të tensionuar në pikën kufitare të Kakavijës, Greqia ka vendosur të tërhiqet, duke bërë që të vazhdojë pa problem kalimi e qytetarëve shqiptarë për në shtetin grek. Këtë e ka konfirmuar konsulli grek, i cili ka thënë se nuk do të ketë më problem për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, kalimi drejt shtetit grek
Pas situatës të tensionuar në pikën kufitare të Kakavijës, Greqia ka vendosur të tërhiqet, duke bërë që të vazhdojë pa problem kalimi e qytetarëve shqiptarë për në shtetin grek. Këtë e ka konfirmuar konsulli grek, i cili ka thënë se nuk do të ketë më problem për qytetarët shqiptarë.
Sipas tij, kalimi drejt shtetit grek do të kryhet thjesht me pasaporta biometrike,pa asnjë kerkesë tjetër shtesë. Ai ka kërkuar që edhe shteti shqiptarë të tërhiqet.
Pas vendimit që pala greke mori, policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se do të heqë menjëherë ndalimin e kalimit të shtetasve grekë në vendin tonë.
Ariana Saraçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *