Tepelenë, aksident i rëndë, një person humb jetën, plagosen tre të tjerë

0

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Kras.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy automjete, një furgon mallrash me targa TR 0907 L dhe  një “Benz” me targa AA 567 ET, janë përplasur me njëri tjetrin, për shkak të një parakalimi të gabuar.

Ndërkaq katër personat që udhëtonin në dy mjetet e aksidentuara u nisën spitalit të Gjirokastrës , por  62 vjeçari, Kadri Rrapaj humbi jetën gjatë rrugës, për shkak të plagëve të rënda. Mes të plagosurve është djali i viktimës 23-vjeçari, Erjon Rrapaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy persona të tjerë një ndër to drejtuesi i furgonit 26- vjeçari Ardit Meta dhe një  person tjetër i paidentifikuar.

Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur ngjarjen.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here