Tenton të vrasë një shtetas, plagos edhe vëllanë e vet

Dy vëllezër tentuan të vrisnin një person mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit për motive banale, vëllezërit Edmir e Klaudio Brozi kanë tentuar të vrasin me armë gjahu personin që është identifikuar si shtetasi me inicialet E.N. Sot rreth orës 05:45 janë

Dy vëllezër tentuan të vrisnin një person mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit për motive banale, vëllezërit Edmir e Klaudio Brozi kanë tentuar të vrasin me armë gjahu personin që është identifikuar si shtetasi me inicialet E.N.

Sot rreth orës 05:45 janë arrestuar Edmir Brozi, 34 vjeç, banues në Tresh, si dhe Arlind Jushi, 26 vjeç, banues në lagjen “Gurra” të Lezhës. Në kërkim është shpallur dhe vëllai i Edmir Brozit, 25-vjeçari Klaudio Brozi, banues në Tresh të Lezhës.

Si pasojë e të shtënave  me armë nga ana e Klaudio Brozit është plagosur vëllai i tij, Edmir Brozi dhe shtetasi E. N. me dëmtime në nofull. Arlind Jushi, i cili u arrestua sot nga policia punonte si banakier dhe kamerier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Ky i fundit nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen por ka fshirë e pastruar lokalin.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, të plagosurit E.N. dhe Edmir Brozi po marrin mjekim në Qendrën e Traumave në Tiranë. Bluzat  e bardha konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë çështje, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë për shtetasit Edmir dhe Klaudio Brozi, si dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” për Arlind Jushin.

/Renato Osmani/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar