Tenton të vjedhë makinën në Elbasan, kapet nga Pronari (VIDEO)

0

Rastet kur vjedhjet e makinave bëhen në mes të ditës nuk janë të pakta, por edhe ndërgjegjësimi qytetar për denoncimin dhe parandalimin e këtyre rasteve gjithashtu nuk ka munguar.

Televizioni “A1 Report” posedon një video ekskluzive, teksa një grabitës automjetesh kapet me “presh në duar” në një nga lulishtet e qytetit të Elbasanit, teksa tentoi të grabiste një makinë.

Hysen Kaziu u pikas nga pronari i mjetit “Opel Astra”, teksa ishte duke u përpjekur të hapte derën me forcë.

A1 Report sjell pamjet e xhiruara nga një kamera amatore në momentin ku pronari i mjetit ndalon grabitësin, i cili sipas burimeve të policisë njihet si përdorues i lëndës narkotike.

Në ndihmë të pronarit të automjetit mbërrijnë edhe qytetarë të shumtë, të cilët e neutralizojnë dhe mbërthejnë grabitësin

Ndërkohë nuk vonon shumë dhe në vendngjarje mbërrijnë edhe efektivë të policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here