Tenton të vetëvritet shqiptarja që vrau tre vajzat

0

Edlira Dobrushi, nëna e cila ekzekutoi 3 vajzat e saj, tentoi të vetëvritet në qelinë e burgut në Itali. Shqiptarja tentoi të vetëmbytet me çorape najloni në qelinë e saj.

Ka qenë një nga agjentët e sigurisë së burgut, i cili ka vënë re dicka të dyshimtë dhe menjëherë ka parandaluar vetëvrasjen e saj. Ajo është dërguar në spitalin e Komos për marrjen e ndihmës së nevojshme dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rreth 3 muaj më parë 37-vjeçarja, e cila jeton prej vitesh në itali,  qëlloi me thikë tre vajzat e saj, duke u shkaktuar vdekjen. Gruaja më pas qëlloi dhe veten, por arriti t’u mbijetonte plagëve. Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe e kreu vrasjen në gjendje të rëndë psikologjike. “Isha e dëshpëruar,dhe mendoja se kur të rriteshin ato do bëheshin prostituta”, – ka thënë ajo për policinë.

/Erges Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here