Telefoni që keni ëndërruar? Tashmë real

0

Shpesh ankohemi se bateria e smartfonave tanë nuk mban shumë por tashmë kjo gjë do të ndryshojë.

Shumë shpejt do te dalë ne treg një smartphone, bateria e të cilit do t’i rezistojë plot 15 ditëve me vetëm nje karikim të vetëm. Lajmin e ka nxjerrë kompania “Oukitel”, të cilën nuk e kemi dëgjuar më parë por nuk do ta harrojmë shpejt.

Kompania në fjalë ka krijuar një telefon inteligjent të quajtur “Oukitel K10000”, i cili ka një bateri me kapacitet 10000 mAh. Klientët që do të blejnë telefonin me sistem “Android” të Oukitel-it do të kenë mundësi ta përdorin atë për 15 ditë pa pasur nevojë që ta furnizojnë me energji.

“Oukitel K10000” ka ekran 5.5 inç me rezolucion 720 piksel dhe fuqizohet nga procesori “MediaTek” me katër bërthama me shpejtësi 1GHz, së bashku me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës “micro SD”. Karakteristikat e tij janë kamera e pasme 8 megapiksel, ndërsa kamera ballore është 2 megapiksel.

Pavarësisht nga bateria gjigante dhe ekrani i madh, telefoni peshon vetëm 184 gramë, që do të thotë se është më i lehtë se “iPhone 6 Plus”.”Oukitel K10000″ mund të porositet tek dyqani në internet “GearBest” për 240 dollarë.

A.C 03

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here