Teatri i Mitrovicës merr emrin e artistit të njohur

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, së bashku me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, kanë marrë vendim dje për emrin e teatrit të qytetit. Teatri i Qytetit në Mitrovicë do të mbajë emrin “Muharrem Qena”, për vetë faktin se ai jo vetëm që i dha shumë skenës së teatrit por në karrierën si regjisor i numërohen më

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, së bashku me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, kanë marrë vendim dje për emrin e teatrit të qytetit.

Teatri i Qytetit në Mitrovicë do të mbajë emrin “Muharrem Qena”, për vetë faktin se ai jo vetëm që i dha shumë skenës së teatrit por në karrierën si regjisor i numërohen më shumë se 200 shfaqje teatrale.

Qena shquhej edhe për talent në muzikë si këngëtar, gjithashtu aktor dhe shkrimtar i zoti. Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin ndër krijuesit më të mirënjohur kosovarë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. Asamblistët me unanimitet kanë votuar propozimin që emri i Muharrem Qenës të jetë edhe emër i Teatrit të qytetit.

Lajmi i djeshëm  është mirëpritur nga familjarët e Qenës. Motra e tij, aktorja e regjisorja, Melihate Qena u shpreh: “Uroj që kjo prani e tij shpirtërore të rilindë ndjenjën e dashurinë për Teatrin e artin në përgjithësi jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën”.

Nëse të rinjve të Mitrovicës u duhet shembull i një artisti të kompletuar, nuk do ta kenë të vështirë të hulumtojnë për të. Tashmë e kanë si emër të institucionit kryesor kulturor në qytet.

A. Tufa

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar