Teatri Aleksandër Moisiu në Durrës feston 65-vjetorin

        Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka festuar këtë të enjte 65-vjetorin e krijimit të tij. Gjatë festës është kujtuar edhe premiera e parë e këtij teatri, komedia “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës me regji te Pandi Stillu. Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka festuar këtë të enjte 65-vjetorin e krijimit

 

 

 

Image result for teatri durresit

 

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka festuar këtë të enjte 65-vjetorin e krijimit të tij. Gjatë festës është kujtuar edhe premiera e parë e këtij teatri, komedia “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës me regji te Pandi Stillu.


Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka festuar këtë të enjte 65-vjetorin e krijimit të tij.

Komedia “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës me regji te Pandi Stillu është premiera e parë që u ngjit në këtë skenë, që promovoi teatrin më 11 janar të vitit 1953. Të pranishëm ishin figura të shquara të teatrit durrsak, si dhe personalitete nga fushave a të ndryshme. Lutfi Hoxha është një nga aktorët themelues.

“Teatri, s’ka nevojë tu a them por po ju a kujtoj, është tribunë e mesazheve të mëdha, ne e bëjmë teatrin, por e bëjmë për të tjerët. Kjo festë duhet të niste më një premierë  por nuk e pamë  këtu”, shprehet aktori Lutfi Hoxha.

Kryetari i bashkisë Vangjush Dako tha se bashkia i ka dhënë dhe do vazhdoje t’i japë mbështetje teatrit

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako thotë se, “teatri gjithmonë ka nevojë për më shumë, qyteti pret, kemi pasur shumë shfaqje të cilat kanë treguar që këtë qytet ka dëshira, ka etje për kulturë dhe ne nën motivacionin e njerëzve për ti shërbyer, vazhdojmë ti shërbejmë edhe në anën kulturore, pra i uroj teatrit gëzuar ditëlindjen dhe të vazhdojë në këtë punë të mirë që kanë nisur dhe që ka bërë gjatë këtyre viteve”.

Aktiviteti ka vijuar me takime dhe kujtime të aktorëve, regjisorëve dhe drejtuesve të Teatrit të Durrësit në vite.

 

Përgatiti:F.B

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar