Të ushqehesh shëndetshëm në Tiranë

“Mendoj që është më mirë ta blej në rrugë sesa në market, pasi këtu ku e marr çdo ditë kam siguri”. Të ushqehesh shëndetshëm është në fakt një nga gjërat me themelore për jetën e njeriut. Ushqimi që konsumojmë çdo ditë ndikon direkt në shëndetin tonë. Nëse flasim për tregtimin e ushqimit në qytetin e

“Mendoj që është më mirë ta blej në rrugë sesa në market, pasi këtu ku e marr çdo ditë kam siguri”.

Të ushqehesh shëndetshëm është në fakt një nga gjërat me themelore për jetën e njeriut. Ushqimi që konsumojmë çdo ditë ndikon direkt në shëndetin tonë. Nëse flasim për tregtimin e ushqimit në qytetin e Tiranës do të vëmë re se shitësit ambulante, të cilët janë shtuar në masë, shesin produkte të tilla si vezë, qumësht, gjalpë apo gjizë, në kushte aspak higjeno-sanitare. Kjo çështje duket sikur nuk bën problem për konsumatoret pasi janë pikërisht ata qe blejnë pa kriter këto produkte duke menduar se po blejnë ushqime “bio”.

“Rruga e Kavajës” është një nga vendet ku gjejmë shumë ambulantë te cilët tregtojnë produktet e tyre gjatë orëve të mëngjesit. Produktet që ata shesin janë të vendosura në një karton dhe te pambuluara. Te vendosura në trotuar ku supozohet se është vend për kalimtaret, as një metër larg nga pluhurat e makinave, gjithashtu afër koshave të plehrave përbën një rrezik mjaft të madh për jetën e çdo qytetari. Ajo që vihet re është se këto produkte janë të pa kontrolluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), i cili është përgjegjës për të kontrolluar të gjitha produktet që konsumohen.

Arsyet që këta shitës e ofrojnë mallin e tyre në ato kushte janë të ndryshme. Një nga ata shprehet se është i detyruar të mbajë familjen me te ardhurat që nxjerr nga kjo mënyrë vetëpunësimi. Arsyeja tjetër dhe më kryesore është sepse nuk kanë kontrolle nga autoritetet përkatëse. Njerëz të ndryshëm priren drejt këtyre tregjeve te improvizuara pasi mendojnë se çmimi i tyre është i arsyeshëm, pa pasur parasysh faktin se kushtet ku tregtohet nuk janë aspak higjienike. Pas një bisede me një grua e cila sapo bëri pazarin për të gatuar në shtëpi, u shpreh se kjo është zgjedhja e saj e çdo dite pasi mendon se produktet janë pa kimikate dhe të parrezikshme për shëndetin e familjes se saj. Ndryshe reagoi kur unë i bëra pyetjen se sa e sigurte ndihej ajo për qumështin që blinte çdo mëngjes në rrugë. “Mendoj që është më mirë ta blej në rrugë sesa në dyqan, pasi këtu ku e marr çdo ditë kam siguri”, u shpreh ajo.

Po të jemi më të vëmendshëm ndaj shëndetit tone do të shpëtonim nga shumë sëmundje. Kjo ndodh vetëm duke iu shmangur sa me shume këtyre tregjeve

/Mbaresa Visha/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar