Të sëmurët me sklerozë, ja aplikacioni i ri

Të sëmurët me sklerozë, ja aplikacioni i ri

Dita Globale e SLA-së, ishte një rast për të nxjerrë në pah rezultatet e fundit të kërkimit teknologjik mbi sklerozën laterale. Në Milano janë shfaqur aplikacionet për kontrollin e pajisjeve elektronike dhe paraqitjen e tru-kompjuterit. Tashmë njerëzit me sklerozë do të komunikojnë më lehtë, në saje të përparimeve që hulumtimi kundër saj vazhdon të bëjë.

Dita Globale e SLA-së, ishte një rast për të nxjerrë në pah rezultatet e fundit të kërkimit teknologjik mbi sklerozën laterale. Në Milano janë shfaqur aplikacionet për kontrollin e pajisjeve elektronike dhe paraqitjen e tru-kompjuterit.

Tashmë njerëzit me sklerozë do të komunikojnë më lehtë, në saje të përparimeve që hulumtimi kundër saj vazhdon të bëjë. Me rastin e Ditës Globale të Sklerozës, në fakt, u prezantuan dy projekte inovative nga AriSLA Foundation gjatë konferencës së katërt vjetore.

Ky është aplikacioni i parë që lejon pacientët më sklerozë për të komunikuar dhe për të ruajtur autonominë e tyre përmes një pllake të thjeshtë për t’u përdorur brenda dhe jashtë trurit. Një mjet që mund të lejojë kontrollin e pajisjeve elektronike në shtëpi, të mjedisit, të tilla si drita, TV, ajër të kondicionuar.

Projekti i dytë, shkruan Idea, është një sistem ndihmës i komunikimit, i zgjeruar nga një tru-kompjuter në gjendje të dishifrojë impulset neurologjike dhe transformimin e tyre në fjalë dhe veprime, duke siguruar kështu një ndihmë të rëndësishme për të sëmurët në shkallën më të avancuar.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar