“Big-ët” bëjnë detyrën, zhgënjen Juventusi

“Big-ët” bëjnë detyrën, zhgënjen Juventusi

Ka filluar mbrëmë eventi futbollistik i shumëpritur nga të gjithë, ai i Ligës së Kampionëve.Në 8 ndeshjet e luajtura  të gjitha skuadrat  favorite kanë bërë vetëm detyrën, përveç Juventusit, i cili barazoi me skuadrën e Kopenhagen. Nga ndeshjet e zhvilluara ajo që ra në sy ishte fitorja me rezultat tenistik i skuadrës së Real Madridit

Ka filluar mbrëmë eventi futbollistik i shumëpritur nga të gjithë, ai i Ligës së Kampionëve.Në 8 ndeshjet e luajtura  të gjitha skuadrat  favorite kanë bërë vetëm detyrën, përveç Juventusit, i cili barazoi me skuadrën e Kopenhagen.

Nga ndeshjet e zhvilluara ajo që ra në sy ishte fitorja me rezultat tenistik i skuadrës së Real Madridit në Stamboll kundër Gallatasarait, e cila përfundoi 6-1. Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ishte ylli madrilen Cristiano Ronaldo, i cili shënoi  Hat-trick në ndeshjen e mbrëmshme.

Ja dhe rezultatet e përballjeve të para

Grupi A
Manchester United – Bayer Leverkusen 4:2
Real Sociedad – Shakhtar 0:2

Grupi B
FC Copenhagen – Juventus 1:1
Galatasaray – Real Madrid 1:6

Grupi C
Benfica – Anderlecht 2:0
Olympiakos Piraeus – Paris SG 1:4

Grupi D
Bayern Munich – CSKA Moska 3:0
Plzen – Manchester City 0:3

Ndërsa sonte në orën 20:45 do të luhen edhe 8 takime të tjera, ku ndeshja më e fortë pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Borussia Dortmund.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar