Të kesh një punë sot, “Duhet të jesh i bukur”

Të kesh një punë sot, “Duhet të jesh i bukur”

Nuk ka me kualifikime të larta, refenca bindëse, apo miq në kompani të ndryshmë. Kërkimi për punë është thjesht një konkurs bukurie. Sipas një studimi të realizuar në Itali gjëja më e rëndësishme në një intervistë pune është pamja e jashtme. Studiuesit dërguan 11 009 CV në disa kompani italiane në periudhën kohore gusht 2011-

Nuk ka me kualifikime të larta, refenca bindëse, apo miq në kompani të ndryshmë. Kërkimi për punë është thjesht një konkurs bukurie.

Sipas një studimi të realizuar në Itali gjëja më e rëndësishme në një intervistë pune është pamja e jashtme.

Studiuesit dërguan 11 009 CV në disa kompani italiane në periudhën kohore gusht 2011- shtator 2012 për 1542 oferta pune. Tetë CV të njëjta iu dërguan kompanive vetëm me emra, adresa dhe foto të ndryshuara.

Sipas statistikave, këto kompani u interesuan më shumë për meshkujt dhe femrat tërheqëse. Personat që nuk binin në sy për pamjen e jashtme patën vetëm 7% sukses në aplikimet e tyre për punë.

Për faktin se personat e pashëm kanë më shumë sukses në gjetjen e punës bien dakord edhe dy studime të mëparshme të realizuara në Izrael dhe Argjentinë.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar