Të jetosh dhe studiosh në një vend të huaj

Yaumil Fitra Ramadan, 20-vjeçari nga Indonezia, studion prej dy vitesh në vendin tonë, në departamentin e anglishtes në Universitetin “Hëna e Plotë” Bedër. Gjithashtu ai është edhe studenti i parë indonezian në Shqipëri. Ju keni pothuajse dy vjet që jetoni këtu, pse vendosët të lini vendlindjen tuaj dhe të studioni në një vend të huaj,

Yaumil Fitra Ramadan, 20-vjeçari nga Indonezia, studion prej dy vitesh në vendin tonë, në departamentin e anglishtes në Universitetin “Hëna e Plotë” Bedër. Gjithashtu ai është edhe studenti i parë indonezian në Shqipëri.

Ju keni pothuajse dy vjet që jetoni këtu, pse vendosët të lini vendlindjen tuaj dhe të studioni në një vend të huaj, dhe pse pikërisht Shqipëria?

Ashtu si të gjithë maturantët edhe unë kisha filluar të mendoja për studimet e larta. Gjithmonë më ka pëlqyer të jetoj në vende të ndryshme të botës dhe të mësoj gjuhë të reja, prandaj isha i vendosur të studioja gjuhë angleze edhe sepse kjo është gjuhë ndërkombëtare tashmë. Për sa i përket ardhjes në Shqipëri kjo ishte ideja e vëllait tim më të madh i cili studion në Turqi dhe pasi kishte dëgjuar për universitetin “Hëna e Plotë” Bedër më sugjeroi të interesohesha më tepër. Pas disa kërkimesh që bëra vendosa të studioj këtu për arsye se këtu është më e lehtë të studiosh krahasuar me indonezinë dhe pse jo kjo bëhej më interesante kur mendoja që do të isha student i parë indonezian në Shqipëri. Gjithashtu mendova se kjo mund të jetë një urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Indonezisë.

Si jeni përshtatur me jetesën në shqipëri dhe sa e veshtirë apo e lehtë ka qënë kjo per ju?

Në fillimet e mia kam hasur vështirësi për t’u përshtatur me jetesën sepse ishin një sërë gjërash që më pengonin, duke filluar nga gjuha. Edhe  në ato raste kur përpiqesha të shpjegohesha me shenja trupore ose keqkuptohesha, ose njerëzit kuptonin të kundërtën e asaj që unë doja të thoja. Gjithashtu edhe për sa i përket të ushqyerit, ky ishte një aspekt që kam hasur vështirësi në fillim sepse ushqimet këtu janë shumë ndryshë nga ato të indonezisë qoftë në shije qoftë në pamje, por tani jam mësuar dhe madje kam një ushqim të preferuar, Groshin. Edhe klima e shqipërisë ka qënë dhe vazhdon të jetë një nga pikat që më ka vështirësuar përshtatjen me jetesën këtu.

Në ambientin ku jetoni dhe studioni apo edhe në ambiente të tjera a jeni përballur me  paragjykime dhe a keni shokë Shqiptarë? Ju si e keni parë deri tani karakterin e njrëzve shqiptarë?

Ashtu si në fillim edhe tani vazhdimisht përballem me paragjykime përgjithësisht racore, për shembull kur ecja ne rrugë njerëzit përgjithësisht më quanin “kinez”,apo në fillim kam jetuar në një dhomë me studentë shqiptarë dhe ata herë-herë grumbulloheshin me njëri-tjetrin dhe më qëndronin larg. Por tani në ambientin ku jetoj dhe studioj nuk ndodhin më të tilla gjëra, madje shumicën e shokëve të klasës i kam shqiptarë dhe kemi krijuar marrëdhënie shumë të mira me ta. Ndërsa përsa i përket karakterit dicka që më ka tërhequr vëmendjen kanë qenë të bërtiturat, në rrugë kam hasur njerëz që bërtasin, gjithashtu edhe kokëfortësia është një karakteristikë e theksuar që kam vënë tek shqiptarët.

Pasi të mbaroni studimet mendoni të vazhdoni të jetoni në Shqipëri apo jo?

Ashtu si e përmenda edhe më sipër mua më pëlqen të jetoj në vende të ndryshme të botës, po kjo nuk e përjashton munësinë që të punoj apo jetoj këtu në të ardhmen. Për momentin mendoj të përfundoj studimet, të tjerat ia kam lënë kohës.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar