Të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë si alternativë jetese

Të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë si alternativë jetese

Dita ditës shoqëria shqiptare po përballet me një problem shumë të mprehtë i cili është emigracioni. Teksa rritet numri i të larguarve nga vendi, zhvillimi i qëndrueshëm i vendit në të ardhmen vihet në pikëpyetje. Në dekadat e fundit, mijëra shqiptarë janë shpërngulur në vende që duket se ofrojnë më shumë mundësi për ta. Duket

Dita ditës shoqëria shqiptare po përballet me një problem shumë të mprehtë i cili është emigracioni. Teksa rritet numri i të larguarve nga vendi, zhvillimi i qëndrueshëm i vendit në të ardhmen vihet në pikëpyetje. Në dekadat e fundit, mijëra shqiptarë janë shpërngulur në vende që duket se ofrojnë më shumë mundësi për ta. Duket qartë se shumë shqiptarë e konsiderojnë emigracionin si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar situatës kaotike ekonomike dhe politike të vendit.

Në tabelën e mësipërm tregohen të dhënat e publikuara nga INSTAT (Instituti i Statistikave) se nga viti 2011 në 2020-n, janë larguar nga vendi 423.7 mijë persona (emigrantë).

Ndërkohë që shqiptarët preferojnë të dalin jashtë vendit dhe  të vazhdojnë aktivitetet e tyre andej, në anën tjetër kemi të huajt të cilët preferojnë Shqipërinë për arsye të ndryshme.

Në vitin 2020, numrin më të madh të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri përbënin rezidentët të huaj me origjinë nga Irani (2.610), Italia (2.067) dhe Turqia(1.597).

Gjithashtu, kemi dhe të huaj të cilët janë të paregullt në territorin e vendit. Në vitin 2020 janë evidentuar 18.835 të huaj të parregullt, ku pjesën më të madhe të tyre prej 55,9 % e zënë të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria.

Shpesh faktorët shtytës janë gjëra negative si papunësia, mundësitë e dobëta arsimore ose shërbimet dhe lehtësitë e dobëta. Faktorët tërheqës, nga ana tjetër, janë pritshmëritë që tërheqin njerëzit në një vend të ri. Zakonisht janë gjëra pozitive si mundësitë e punës, një standard më i mirë jetese, arsimim më i mirë ose kujdes më i mirë shëndetësor.

Bora Hasmadhi është një shtetase shqiptare e cila është marrë me të huajt të cilat studiojnë në universitetin ku ajo vazhdon dhe studimet. Ajo shprehet se, edhe pse vend i vogël, Shqipëria plotëson pritshmëritë e të huajve të një jetese të rehatshme e të mirë.

“Mund të ketë disa faktorë që i bëjnë këta individë të zgjedhin “thesarin e Ballkanit” për të kaluar jetën ndër të cilat përmendim:

Natyra mikpritëse e shqiptarëve e cila i bën të huajt të ndihen si në shtëpi

Kushtet ekonomike për një jetesë të përballueshme të cilat, krahasimisht me shtetet nga këta të huaj vijnë, mund të thuhet se janë shumë më të mira. Kushtet atmosferike duke qenë se Shqipëria është ndër vendet e pakta e cila arrin akoma t’i jetojë të gjitha stinët, koncept ky i cili në Angli as nuk mund të mendohet.”,- shprehet ajo.

Për mbështetjen e të huajve në Shqipëri ajo tha se asnjëherë nuk është i mjaftueshëm  dhe ka gjithmonë më mirë. “Fakti që shteti ynë i ka pranuar dhe strehuar ata, përbën një të mirë të madhe sepse po shohim plot shtete të tjera, superfuqi madje (mundësitë e të cilëve për të pranuar njerëz janë shumë herë më të mëdha krahasuar me Shqipërinë) që nuk integrojnë shtetas të huaj në territoret e tyre.”,- shtoi ajo duke vazhduar se ndërmarrja e politikave për lehtësimin lidhur me kushtet ekonomike, punësimin dhe aktiviteteve integruese në shoqëri duhet të mendohen më shumë.

Sipas raportit të INSTAT, arsyet kryesore të të huajve për të qenë në Shqipëri janë punësmi, bashkimi familjar, studime dhe për arsye të tjera. Arsyeja kryesore në vitin 2020 ishte punësimi.

William K. Martin (amerikan) është një nga të huajt në Shqipëri, i cili ka 7 vite që punon në një nga universitetet private si profesor i gjuhës angleze. Pasi ka mbaruar studimet e tij për një kohë të gjatë në universitetin Utah, ai ka vendosur mësimëdhënien në nivelin universitar.

“Histori e gjatë, por gjithmonë isha i vendosur që të dilja jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak të arsimimit tim, u kualifikova për të vazhduar mësimdhënien në universitet. Fillimisht mora një pozicion në Guatemalë në verën e vitit 2014 dhe pak a shumë vendosa të qëndroja atje.”,- tha ai.

Arsyeja e tij e parë e ardhjes në Shqipëri ishte ftesa nga Korpusi i Paqes së Shteteve të Bashkuara (Peace Corps) për të shërber në Shqipëri.

“Më pëlqeu shumë Shqipëria dhe njerëzit, veçanërisht studentët e mi. U largova nga Korpusi i Paqes pas gjashtë muajsh, por vendosa të qëndroj dhe ndoshta të bëj diçka të mirë.”, u shpreh ai për arsyen e ndenjes në Shqipëri në vazhdim.

Ai u shpreh se shpiptarët janë njerëz mikpritës. “Kam jetuar në Elbasan, Vlorë dhe kam pasur rastin të vizitoj shumë pjesë të ndryshme të vendit për kënaqësi ose me universitetin. Kudo që shkoj jam i mirëpritur. Mendoj se marr më shumë vëmendje dhe respekt se të tjerët. Edhe në Bedër, e kuptoj se kam shumë më tepër liri për të bërë atë që dua sesa kolegët e mi. Nuk jam i sigurt se kjo është e drejtë për ta, por kështu është.”,- u shpreh ai për mikpritjen e shqipatëve.

Ndërsa kemi shembuj për të huajt të cilët kanë pasur një eksperiencë të mirë kemi dhe nga ata të cilët kanë pasur probleme me bizneset e tyre që kanë hapur në Shqipëri. Një nga to është zonja Sukran (turke) e cila para disa vitesh ka hapur biznesin e saj bashkë me bashkëshortin, një restorant, në Shqipëri. Që në fillimet e biznesit të tyre janë ballafaquar me probleme të dokumentave zyrtare të biznesit. Më pas u detyruan që ta mbyllnin biznesin dhe të vazhdonin rrugën me një punë tjetër. “Plotësimi i dokumenteve zyrtare është një proces i vëshitrë në Shqipëri, të paktën për biznesin tim ishte një vështirësi. Gjithashtu, krijimi i një baze klientësh, rekrutimi i personelit dhe komunikimi herë pas here gjatë punës me personelin kanë qenë probleme të tjera për ne. Me hyrjen e problemeve ekonomike në vend u bë e paevitueshme përhapja e problemeve të tjera dhe në fund nuk pata mundësi të vazhdoja më.”,- tha ajo.

Siç u përmend dhe më lartë, një nga arsyet e ardhjes e të huajve është edhe studimi në vendin tonë. Edhe pse me nivel të ulët, Shqipëria shihet si një munësi për ta për të vazhduar studimet e tyre. Studimi jashtë vendit ndihmon në mësimin e gjuhëve të reja, vlerësimin e kulturave të tjera, kapërcimin e sfidave të jetuarit në një vend tjetër dhe në fitimin e një kuptim më të madh të botës.

Aisharabiya Sabitova (Kazakistan) dhe Annabella Spezzacatena (Itali) janë dy shembuj të mirë për të ilustruar mënyrën se si shohin ato Shqipërinë si një mundësi.

Aisharabiya është studente në një nga univeristetet private në Tiranë, e cila vazhdon për teologji. Arsyeja kryesore pse ajo kishte zgjedhur Shqipërinë ishte për faktin se, në shtetin ku ajo ishte gjimnaziste (Kazakistan), mundësia e studimit për degën që ajo dëshironte ishte e pamundur për të.

“Arsyeja ime e parë është sigurisht profesioni që kam studiuar. Kam pasur shumë dëshirë të studioja teologji por e kisha të pamundur në Kazakistan. Kur dëgjova për Shqipërinë, doja të vija menjëherë pasi më ofronte mundësinë për atë që doja dhe jam shumë e kënaqur.”,- tha ajo duke vazhduar më tej duke folur në lidhje me shtetasit shqiptarë. “Shqiptarët janë shumë mikpritës dhe tolerantë. Që nga dita që kemi ardhur nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe ndjesi të pasigurisë. Më kanë ndihmuar jashtëmase për çdo gjë dhe kam krijuar shumë shoqeri të reja.”,- tha ajo.

Ndërsa studentje tjetër, Annabella, e ka zgjedhur Shqipërinë për faktin se ajo donte ta praktikonte qetësisht fenë që kishte zgjedhur të ndjekte. Pasi ajo kishte ardhur për të kaluar pushimet e saja të verës kishte vendosur që të studionte në një nga univeristetet private në Tiranë.

“Shqiptarët janë padyshim njerëz shumë të mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. Toleranca ndërfetare në Shqipëri më ka tërhequr më shumë që ë rrija ktej. Është shumë bukur të shkosh mirë, të pish një kafe dhe të bisedosh me njerëz të tjerë që nuk kanë të njëjtën fe me ty. Pikërisht në atë javë në Shqipëri, kur erdha për pushimet verore, u ndjeva aq e lirë dhe e qetë sa mora vendimin të rrija dhe jam e lumtur me zgjedhjen që kam bërë.”

Edhe pse kemi aspekte negative të jetesës në Shqipëri, ajo vazhdon të jetë strehë për ata të cilët kërkojnë një mundësi tjetër përveç vendeve të sofistikuara për arsye nga më të ndryshmet. Duke filluar nga niveli i lartë i tolerancës ndërfetare dhe tek mundësitë e investimeve, do të vazhdojë të jetë e tillë.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar