Të hënën bllokohet qarkullimi në aksin Tuneli i Krrabës-Bradashesh

0

Policia e Shtetit njofton gjithë qytetarët se ditën e hënë do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në autostradën Tuneli i Kërrabës-Bradashesh dhe anasjelltas.

Nga ora 07:00 deri në orën 18:00 të datës 24 shkurt aksi rrugor Elbasan – Tiranë do të jetë i bllokuar për shkak të punimeve që do të bëhen në një segment të tij. Policia njofton se firma “Aktor”, kontraktore e ndërtimit të këtij aksi rrugor , do të kryejë punime për asfaltimin e e autostradës.

Ndërkohë qarkullimi do të vijojë nga rruga e dikurshme e Qafës së Krrabës, ndërsa policia Rrugore do të marrë të gjitha masat për të mos lejuar kalimin e mjeteve gjatë orarit të punimeve.

 

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here