Të gënjesh suksesshëm…

  • Të besosh vetë atë që po thua dhe nën opinionin tim kjo eshtë thelbësore, nëse ti nuk e beson vetveten si mund të pretendosh të të besojnë të tjerët?!
  • Të mbash mënd gënjeshtrën tënde. Zakonisht njerëzit e mënjanojnë këtë fakt sapo kalojnë situatën. Dhe kjo është si të bësh vetëvrasje pasi e dini kush është e keqja e gënjeshtrave ato rikthehen dhe ndërkohë që dikush do të të pyesë mbi ngjarjen e ndodhur ju do të humbisni, e gënjeshtrat do t’ju rrëmbejnë në atë botën e errët, e të humbur.
  • Por ne dhe humbësit nuk jemi një kategori miqtë e mi. Prandaj kujdes me pyetjet e shumëfishta, I keni parasysh ato pyetjet; po si ndodhi, ku ndodhi, pse ndodhi, po ti ç’doje atje. Pra duhet të tregoheni shumë kreativë. Mendoj se ju tregova më shumë se ç’duhet, megjithatë dua të them përsëri diçka: Kurrë mos gënjeni nëse nuk e shihni vërtet të nevojshme ta bëni këtë gjë, tregohuni sa më të pastër me të tjerët dhe vetveten, por nëse gënjeni qoftë dhe një herë të vetme bëjeni me kaq profesionalizëm sa askush të mos ju zbulojë… /Rovena Xhili/  ]]>

    objektiv.al
    ADMINISTRATOR
    PROFILE

    Artikuj të ngjashëm

    Lini Komentin tuaj

    Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

    Të Fundit

    Më të Komentuar