Të fundit nga merkato

Të fundit nga merkato

Ronaldo , kontratë e re me Real Madrid Kristjano Ronaldo ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid , duke firmosur një marrëveshje deri në 2018 me vlerë prej 17 milion euro  në sezon , duke e bërë kështu lojtarin më të paguar në Ligën Spanjolle. Mançesteri i “nxehur” me Runin Drejtuesit dhe lojtarët e

Ronaldo , kontratë e re me Real Madrid

Kristjano Ronaldo ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid , duke firmosur një marrëveshje deri në 2018 me vlerë prej 17 milion euro  në sezon , duke e bërë kështu lojtarin më të paguar në Ligën Spanjolle.

Mançesteri i “nxehur” me Runin

Drejtuesit dhe lojtarët e kampionëve të Anglisë janë shfaqur të irrituar me sulmuesin , Uejn Runi pas fjalëve se ai dëshiron të largohet me ngulm në këtë merkato verore.

Beshiktash “hedh sytë” nga Defoe

Beshiktashi po mendon një transfertë nga Totenhem. Bëhet fjalë për sulmuesin Defoe, pasi nuk arritën të siguronin shërbimet e shokut të tij të skuadrës , Emanuel Adebajor.

Noruiç pas Kualiarelës

Noruiç dëshiron të vazhdojë forcimin e repartit sulmues. Pasi transferoi Geri Huper dhe Riki van Volfsuinker , anglezët kerkojnë edhe sulmuesin e Juventus , Fabi Kualiarela.

Ksavi Alonso rinovon me Real Madrid

Presidenti i Real Madrid-it , Florentino Perez,  i ka ofruar mesfushorit Ksavi Alonso nje vit shtesë në Santiago Bernabeu. Kontrata e mëparshme përfundonte në 2014, por siç duket “galaktikët” janë të kënaqur nga shërbimet e spanjollit.

/Blerand Ismaili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar