Të “fortët” në tryezë me Iranin

0

Gjashtë fuqitë e mëdha botërore të OKB-së do të takohet këtë javë me Ministrin e Jashtëm të Iranit, për të diskutuar mbi programin bërthamor të Teheranit, konfirmojnë zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së.

Bisedime do të bëhen mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri dhe Ministrit të Jashtëm, Muhamed Zarif. Këto do të mbahen si bisedimet e nivelit më të lartë SHBA – Iran, prej më shumë se 30 vjetësh, që nga revolucioni islamik në vitin 1979.

Asambleja e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do të jetë vendi ku do të mbahen takimet. Hasan Rouhani, Presidenti i ri i Iranit, tha se ai është i gatshëm të rihapë pa parakushte bisedimet rreth çështjes bërthamore, gjithashtu Irani ka shqetësimet e tij para këtij takimi. Ai dëshiron një tregues të qartë se SHBA-ja është e gatshme për të trajtuar Iranin si një lojtar të rëndësishëm rajonal.

Katerinë Ashton, Shefja e Politikës së jashtme të BE-së, tha se në takime do të jenë të pesë ministrat e jashtëm dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA-ja Franca Rusia,Britania, Kina, Gjermania dhe Baronesha i konsideroi si “diskutime të mira dhe konstruktive”, takimet dhe bisedimet me Ministrin e Jashtëm iranian.

/Ardiol Hoxha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here