Të enjten, mbledhja e fundit e kabinetit Berisha

Të enjten, mbledhja e fundit e kabinetit Berisha

Sali Berisha pritet të thërrasë këtë të enjte mbledhjen e fundit të kabinetit të drejtuar prej tij. Ndërsa kanë mbetur ditët e fundit zyrtare të mazhorancës së djathtë, pas dy  mandatesh qeverisje. Përveç mesazheve që mund të japë  në prag të dorëzimit të postit kryeministror, Berisha pritet t’i kërkojë kabinetit shkarkimin nga detyra të të

Sali Berisha pritet të thërrasë këtë të enjte mbledhjen e fundit të kabinetit të drejtuar prej tij. Ndërsa kanë mbetur ditët e fundit zyrtare të mazhorancës së djathtë, pas dy  mandatesh qeverisje.

Përveç mesazheve që mund të japë  në prag të dorëzimit të postit kryeministror, Berisha pritet t’i kërkojë kabinetit shkarkimin nga detyra të të gjithë zëvendës ministrave të kabinetit qeveritar, jo vetëm të propozuar nga Partia Demokratike por edhe nga partitë e koalicionit  të djathtë që ishin pjesë e kësaj mazhorance deri në mbyllje të mandatit.

Ata të cilët pritet të mbajnë postet e tyre deri në momentin e fundit të dorëzimit të pushtetit pritet të jenë ministrat dhe dy personat më të afërt të kryeministrit Berisha, shefi i kabinetit  Oerd Bylykbashi dhe zëdhënësja Erla Mëhilli.

Afati i fundit për të dorëzuar  detyrat e tyre gjithë këshilltarët dhe institucionit të kryministrisë   ka qënë deri më datën 31 gusht në mënyrë që tu lihet gjithçka në tryezë pasardhësve të kryeministrit Rama. Ndërsa javën e ardhshme pritet të kryhet rrotacioni i pushtetit dhe kryeministri Rama pas procedurave në Parlament dhe në presidencë bashkë me kabinetin e tij, protokolli në kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrit pritet të bëjnë dorëzimet për qeverinë e re.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar