Të arratisurit e Trikallas, policia rrethon kufirin

Të arratisurit e Trikallas, policia rrethon kufirin

Policia greke vijon  operacionin ndaj të arratisurve nga burgu i Trikallas. Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas në muajin mars, po tentojnë të hyjnë në Shqipëri, ndaj forca të shumta të policisë greke kanë ngritur patrulla, që nga Preveza drejt Kakavijës. Sipas forcave policore, Ilir Kupa dhe Mario Kola po tentojnë të

Policia greke vijon  operacionin ndaj të arratisurve nga burgu i Trikallas. Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas në muajin mars, po tentojnë të hyjnë në Shqipëri, ndaj forca të shumta të policisë greke kanë ngritur patrulla, që nga Preveza drejt Kakavijës.

Sipas forcave policore, Ilir Kupa dhe Mario Kola po tentojnë të hyjnë në vendin tone, ndërsa ka dyshime se Klement Çala dhe Admir Murataj, kanë hyrë tashmë në vendin tonë duke marrë me vete edhe 1.2  milionë euro që i kanë grabitur në “Ethniki Bank” në qytetin e Larisës. Ndërkohë që për dy të arratisurit e të tjerë, Fatos Sulajn dhe Taulant Lulin, nuk ka ende asnjë gjurmë të tyre.

Operacioni i efektivave të policisë të EKAM-it është përqëndruar tashmë në kufirin greko-shqiptar në ndjekje të të arratisurve.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar