Task Forcë për tregun e duhanit

Ministria e Buqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka ngritur një task forcë për të verifikuar problemet e tregtisë me duhanin në zonën e Dumresë. Sot Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave , Edmond Panariti priti  në takim fermerë prodhues të duhanit nga zona e Elbasanit dhe Shkodrës, si dhe përfaqësues

Ministria e Buqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka ngritur një task forcë për të verifikuar problemet e tregtisë me duhanin në zonën e Dumresë.

Sot Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave , Edmond Panariti priti  në takim fermerë prodhues të duhanit nga zona e Elbasanit dhe Shkodrës, si dhe përfaqësues të kompanisë greke që ka firmosur kontrata me fermerët për tërheqjen e sasisë së duhanit që ata prodhojnë. Në këtë takim ministri Panariti, nxiti fermerët të vazhdojnë prodhimin e duhanit.

“Personalisht do t’i kushtohem stabilizimit të sektorit, pasi ambicia jonë është ta zgjerojmë mbjelljen e duhanit se është një kulturë që ofron perspectivë zhvillimi, krijon të ardhura për fermerin dhe gjeneron vende pune”- deklaroi Panariti.

Gjithashtu minstri shtoi se “duhani që kultivohet te ne, falë dhe karakteristikave të veçanta klimaterike, strukturës së tokës etj, zotëron disa veti specifike. Bëhet fjalë për duhan oriental që është i shquar për vetite e tij aromatike dhe kërkohet shumë nga tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye ne jemi shumë të ndërgjegjshëm plotësisht për këtë aset që zotërojme. Nuk mund të lejojmë që sasi të mëdha të duhanit të mbeten të paevaduara e të pashitura nga fermerët, ndërkohë që ka flluar cikli i ri i mbjelljeve”.

Fermerët e Dumresë ankohen prej disa javësh se po u dëmtohet prodhimi me përgjysmimin e çmimit nga kompania greke të cilës ia shisnin duhanin.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar