TAP, punimet e para priten të nisin në Shqipëri

TAP, punimet e para priten të nisin në Shqipëri

Gazsjellesi Trans-Adriatik pritet të nisë tashmë ndërtimin e tij konkret në territorin e vendit tonë.  Pasi pala shqiptare e ka plotësuar tërësisht dokumentacionin e duhur dhe e ka dhënë lejen për implementimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm Shqipëria pritet të jetë në vendin e parë, ku mund te fillojnë punimet. Një fakt i tillë

Gazsjellesi Trans-Adriatik pritet të nisë tashmë ndërtimin e tij konkret në territorin e vendit tonë.  Pasi pala shqiptare e ka plotësuar tërësisht dokumentacionin e duhur dhe e ka dhënë lejen për implementimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm Shqipëria pritet të jetë në vendin e parë, ku mund te fillojnë punimet.

Një fakt i tillë u konkludua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Territorit nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, ku u miratua Plani Kombëtar Sektorial për Gazsjellesin Trans-Adriatik.

“Plani Kombëtar Sektorial për projektin Trans-Adriatik, përbën dhe dokumentin final te autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton këtë gazsjellës në territorin e Republikës se Shqipërisë dhe në pjesën detare të saj”, ishte vlerësimi i bërë prej Kryeministrit Berisha rreth këtij Plani. Si dhe  falenderoi  të gjithë ata që kontribuan në përzgjedhjen e këtij projekti madhor, në të cilin Shqipëria ka nje rol kyc.

“Per herë  të parë në histori, peshku i madh nuk e ha te voglin dhe TAP fillon me 40 miliardë dollarë investim fillestar”. Ky ka qenë një vlerësim tjetër i dhënë nga kreu i qeverise dje, rreth projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik. Duke shtuar se TAP kishte konkurrentë të tjerë shume të fortë në garë dhe vetë nuk ishte më i madhi, sërish u përzgjodh si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Evropë.

“Historianët do ta gjejnë koiçidencën se si Kaukazian Albania po e sjell gazin në Ballkan Albania, pra ky projekt i lidh dy Albanitë, Albaninë e dikurshme të Kaukazeve me Albaninë e përjetshme në Ballkan”. Kështu është shprehur ndër të tjera kreu i qeverisë për projektin TAP, duke shtuar se projekti TAP ka meritën e madhe për shqiptarët sepse i furnizon ata me gaz nga një vend mik me një miqesi tradicionale me lidhje të hershme. “Dhe kjo ka një vlerë, ka një rëndësi”, përfundoi Berisha.

/Sonila Duka/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar