TAP projekti fitues, përfiton Shqipëria

0

Konsorciumi “Shah Deniz” përzgjedh fitues gazsjellësin Trans-Adriatik “TAP” projekt,  që zotëron fushat gazmbajtëse të Azerbajxhanit. Shqipëria, Greqia dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij.

Sipas gazetës greke, “Kathemirini”, aksioneri më i madh i konsorciumit “Shah Deniz” ka njoftuar për këtë vendim kryeministrin grek, Andonis Samaras në takimin që ka patur me të mesditën e së mërkurës në Athinë.

TAP është i vetmi projekt që prek territorin e vendit tonë dhe sipas pritshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune.

Në garën ishin 3 projekte TAP, Nabuko dhe South Stream, dy të fundit e shmangnin Shqipërinë dhe Italinë.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here