TAP, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Itali-Greqi

Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan sot marrëveshjen për zbatimin e projektit të gazsjellësit trans-adriatik. Në vendin tonë realizimi i këtij projekti do të krijojë mjaft vende të reja pune. Ministri i sapoemëruar i Ekonomisë, Florian Mima, është shprehur se ky projekt do të sjellë rreth 20 mijë vende të reja pune. Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm

Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan sot marrëveshjen për zbatimin e projektit të gazsjellësit trans-adriatik.

Në vendin tonë realizimi i këtij projekti do të krijojë mjaft vende të reja pune. Ministri i sapoemëruar i Ekonomisë, Florian Mima, është shprehur se ky projekt do të sjellë rreth 20 mijë vende të reja pune.

Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm i TAP-it, Kujtll Tunglana, theksoi se firmosja e marrëveshjes së sotme e ndihmon Shqipërinë në arritjen e synimeve strategjike në lidhje me energjinë, ku TAP do të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për zhvillimin e tregut të gazit.

Kjo është një shtysë e madhe ekonomike edhe për Greqinë, e cila është në një situatë mjaft të rëndë ekonomike. Ky projekt do të punësojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë shumë vende të reja pune në fqinjin tonë jugor. /Erina Haxhiu/

 

tap

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar