TAP, marrëveshja 25 vjeçare me KE-në

TAP, marrëveshja 25 vjeçare me KE-në

Gazsjellësi Transadriatik tani mund të ofrojë eksportin e gjithë kapaciteteve të volumeve të gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës për një periudhe 25-vjeçare, kjo falë nënshkrimit të marrëveshjes finale të TAP-it me Komisionin Evropian si palë e tretë. TAP njoftoi nga Brukseli për pranimin e aplikimit nga KE për “akses si palë e tretë” në kapacitetin

Gazsjellësi Transadriatik tani mund të ofrojë eksportin e gjithë kapaciteteve të volumeve të gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës për një periudhe 25-vjeçare, kjo falë nënshkrimit të marrëveshjes finale të TAP-it me Komisionin Evropian si palë e tretë.

TAP njoftoi nga Brukseli për pranimin e aplikimit nga KE për “akses si palë e tretë” në kapacitetin prej 10 bcm gaz që gazsjellësi do të transmetojë çdo vit.

Drejtori menaxherial, Kjetil Tungland, lidhur me këtë është shprehur se aprovimi i KE-së është një marrëveshje që finalizon gjithë procedurat që kërkohen dhe tashmë pritet vendimi i Konsorciumit të Shah Deniz në muajin qershor.

“Jemi absolutisht të bindur që gazsjellësi Transadriatik është zgjidhja më e mirë e transportit të gazit të Kaspikut në Evropë, duke përmirësuar në tërësi sigurinë energjetike të rajonit. Është gazsjellësi më i shkurtër dhe më i avancuar teknologjikisht, çka nuk kërkon shtesa apo grante dhe, mbi të gjitha, është projekti më fizibël nga ana ekonomike”, tha Tungland

Në këtë marrëveshje janë miratuar edhe tarifat e rregulluara të shkarkimit për fillimin e aktivitetit të TAP-it dhe zgjerimi i kapaciteteve,  dukë qenë se TAP-i ka arritur kriteret e nevojshme për  këtë aktivitet.

Drejtorit komercial të TAP, Lutz Landwehr, tha se Gazsjellësi Transadriatik është projekti i parë që mbyll marrëveshjet e financimit, kapitalit dhe aksionerëve me konsorciumin Shah Deniz dhe gazsjellësi i parë që plotëson dizajnimin inxhinierik ballor fundor. Gjithë kjo, e bashkuar me vendimin e sotëm të KE, tregon që jemi në pole position për të fituar të drejtën e transportit të gazit drejt Europës.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar