Taksa për mallrat serbe, zëdhënësja e BE-së Koçijançiç thirrje Kosovës: Hiqeni që të rinisë dialogu

Taksa për mallrat serbe, zëdhënësja e BE-së Koçijançiç thirrje Kosovës: Hiqeni që të rinisë dialogu

Bashkimi Evropian prej dy muajsh i kërkon qeverisë së Ramush Haradinaj që të heqë taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe të vazhdojë dialogu mes dy shteteve.   Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e

Bashkimi Evropian prej dy muajsh i kërkon qeverisë së Ramush Haradinaj që të heqë taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe të vazhdojë dialogu mes dy shteteve.

 

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut.

3

Që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian (BE) po ushtron presion ndaj Kosovës për heqjen e kësaj tarife. Por këtë sjellje BE-ja nuk po e praktikon edhe me Serbinë, e cila nuk po rresht së bëri luftë diplomatike ndaj shtetit të Kosovës, shkruan Zëri.

 

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Mirëpo, Kocijançiq nuk është përgjigjur rreth pyetjes së parashtruar nga gazeta, nëse po bëhet presion edhe ndaj shtetit serb, kur kihet parasysh fakti që Serbia aktualisht është në ofensivë për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës dhe për pengim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë procesi i bisedimeve me Serbinë po vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në dialog deri në heqjen e tarifës.

XH.ZOGU

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar