“Taksa” e skanimit në dogana, rriten kostot e biznesit

Nga 1 prilli, bizneset dhe qytetarët do të përballen me rritje të fortë të kostove, që burojnë nga koncesioni i skanimit në dogana, 25 deri në 30 milionë euro në vit për 25 vitet e ardhshme. Vitin e kaluar të drejtën monopol të skanimit e kishte një kompanie private me emrin ‘Rapiscan’. Sipas kontratës, kompania

Nga 1 prilli, bizneset dhe qytetarët do të përballen me rritje të fortë të kostove, që burojnë nga koncesioni i skanimit në dogana, 25 deri në 30 milionë euro në vit për 25 vitet e ardhshme.

Vitin e kaluar të drejtën monopol të skanimit e kishte një kompanie private me emrin ‘Rapiscan’. Sipas kontratës, kompania arkëton 39 euro për çdo deklaratë doganore në Republikën e Shqipërisë si në import ashtu dhe eksport.

Sipas të dhënave zyrtare , dy vitet e fundit, doganat përpunuan 45 mijë deklarata doganore vetëm për katër grupe produktesh, fruta-perime, vaj, miell dhe grurë me vlerë totale 107 milionë dollarë.

Sipas kontratës, vetëm për skanim, biznesi për këto 45 mijë deklarata do paguajë 2.5 milionë dollarë, që do të thotë se kostoja shtesë për çdo ndërmarrje që importon ose eksporton produkte bujqësore është sa 2.3 për qind e vlerës së mallit. Kjo kontratë do të këtë pasoja në import dhe eksport. Në import, tarifa do u ngarkohet qytetarëve, të cilët do të paguajnë më shtrenjtë për produktet bazë që vijnë nga jashtë ndërsa në eksport, godet bizneset shqiptare duke i bërë ata më pak konkurrues në tregjet ndërkombëtare sepse rrit kostot e produkteve që ata shesin jashtë.

Kosto të larta do të ketë edhe për fasonin, një nga zërat kryesor të eksporteve shqiptare. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare çdo ndërmarrje fason ka kryer mesatarisht 200 deklarata doganore. Nga kjo rezulton se vetëm për skanimin secila nga këto kompani do të paguajë 7800 euro në vit.

Koncensioni i skanimit aplikohet edhe tek mallrat tranzit, ato të cilat kalojnë përmes Shqipërisë në vendet e tjera. Vitin e kaluar doganat përpunuan rreth 35 mijë deklarata tranziti, të cilat do të duhet të paguajnë tani 1.3 milionë euro për skanimin.

Kjo ka ngritur shqetësimi tek ekspertët se kontrata koncesionare mund të çojë në devijimin e trafikut të mallrave duke bërë që vendet përreth të mos përdorin më Shqipërinë si rrugë tregtare. Kjo kontratë u kundërshtua në atë kohë nga biznesi dhe opozita e asaj kohe.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar