Taksa e re për shtëpitë

Hyn në fuqi taksa e ndërtesave të banimit me diferencim në tri zona. Në zonën e parë është Tirana dhe Durrësi, ku çdo person që ka në pronësi ose posedon një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993 do të paguaj 15 lekë/m2 dhe 30 lekë/ m2 në rastet kur ndërtimi është pas vitit 1993. Në

Hyn në fuqi taksa e ndërtesave të banimit me diferencim në tri zona. Në zonën e parë është Tirana dhe Durrësi, ku çdo person që ka në pronësi ose posedon një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993 do të paguaj 15 lekë/m2 dhe 30 lekë/ m2 në rastet kur ndërtimi është pas vitit 1993.

Në zonën e dytë janë qytetet Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë dhe taksa për ndërtesa banimi është 12 lekë/ m2 në vit. Në zonën e tretë janë përfshirë ndërtimet në zona rurale të cilat kanë një taksë për ndërtesa banimi 6 lekë/m2 në vit. Ndërsa për e biznesit apo për shtëpitë në fshatra turistikë taksa është 400 lekë/m2 në vit.

Ndërkohë tatimi për banesat të ndërtuara në dhjetë vitet e fundit është në masën 30 për qin nq shkallë vendi dhe qeveria parashikon që pagesën e kësaj takse ta përfshijë në faturën e energjisë elektrike ose në faturën e ujit një herë në vit.

Personat fizikë, të cilët kanë më shumë se një shtëpi, për shtëpinë ku kanë banimin e zakonshëm, do të paguajnë taksën e ndërtesës për të gjitha shtëpitë e tjera, e cila është sa dyfishi i taksës së ndërtesës, që zbatohet në zonën ku ndodhet kjo ndërtesë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar