Takohen sot në Moskë krerët e G20-ës

Takohen sot në Moskë  krerët e G20-ës

Ministrat e financave dhe përfaqësuesit ekonomikë të 20 ekonomive kryesore dhe atyre në zhvillim (G20)  kanë nisur sot bisedimet në Moskë. Bisedimet dy ditore  pritet të fokusohen në ndalimin e kompanive të mëdha që të zhvendosin  përfitimet e tyre në vendet  që konsiderohen si strehë taksash. Grupi prej 20 shtetesh që mori përsipër trajtimin e

Ministrat e financave dhe përfaqësuesit ekonomikë të 20 ekonomive kryesore dhe atyre në zhvillim (G20)  kanë nisur sot bisedimet në Moskë.

Bisedimet dy ditore  pritet të fokusohen në ndalimin e kompanive të mëdha që të zhvendosin  përfitimet e tyre në vendet  që konsiderohen si strehë taksash.

Grupi prej 20 shtetesh që mori përsipër trajtimin e krizës financiare të viteve 2008 – 2009, tani përballet me një ekonomi globale me shumë shpejtësi në të cilën vetëm ShBA-të duket se janë afër një rimëkëmbje vetë-mbështetëse.

Takimi i Moskës është gjithashtu pjesë e përgatitjeve për një samit të G20-ës që do mbahet në shtator, në Moskë.

Rusia momentalisht është udhëheqëse e presidencës vjetore të këtij grupi.
Takimi mbahet vetëm një ditë pasi një gjykatë ruse e dënoi me pesë vjet burg një aktivist opozitar, një vendim ky që është kritikuar nga perëndimi.

 

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar