Takimi Venizelos-Davutoglu për gazsjellësin TAP

0

Ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos, është takuar dje  në Ankara me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, në kuadër të bisedimeve për projektin e gazsjellësit TAP.
Pas takimit në një komunikatë për mediat, Davutoglu tha se ka zhvillime pozitive në bashkëpunimin dypalësh, në fushën e tregtisë, të turizmit, të energjisë dhe të kulturës. Ndërsa për raportet e BE me Turqinë, Davutoglu u shpreh  se mbështetja e perspektivës europiane të Turqisë është një përzgjedhje strategjike e Greqisë.

Venizelos theksoi se gazsjellësi TAP, është një urë e re, me rëndësi “jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike”. I pyetur për çështjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Egje, Davutoglu tha se po vazhdojnë kontaktet ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe se “Turqia dëshiron ta shndërrojë Egjeun në një det paqeje dhe prosperiteti”.

Ndërsa Venizelos deklaroi se të gjitha vendet i njohin të drejtat që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, dhe e mbrojnë sovranitetin e tyre kombëtar .

 

/ Elta Liksenaj /

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here