Ambasadori Alexander Arvizu dhe Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë u takuan dje me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për të diskutuar mbi zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Në një komunikatë për mediat, pjesëmarrësit kanë theksuar se qëllimi i këtij takimi është shfrytëzimi i mundësive për investimet e huaja si dhe krijimi
Ambasadori Alexander Arvizu dhe Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë u takuan dje me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për të diskutuar mbi zhvillimin e biznesit në Shqipëri.
Në një komunikatë për mediat, pjesëmarrësit kanë theksuar se qëllimi i këtij takimi është shfrytëzimi i mundësive për investimet e huaja si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Zoti Meta tha se, “me përfaqësuesit amerikane ndan qëllime të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të bazohet në një situatë ekomomike më të mirë, në një klimë biznesi më të mirë dhe në mundës të reja për investitorët e huaj”.
Si ambasadori amerikan, ashtu edhe presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke shprehur bindjen se zoti Meta dhe partia kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në qeverisjen e re, theksuan faktin se nga kabineti i ri ata presin një strukturë sa më konkrete, sa me konçize dhe sa më të qëndrueshme përsa i përket funksionimit të biznesit në vend.
Sipas tyre, rëndësi kryesore ka përmirësimi i strukturës së komunikimit mes biznesit dhe qeverisë, qartësia dhe parashikueshmëria u cilësuan si elemente kyç për mbarëvajtjen e biznesit në Shqipëri.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *