Takimi i Prizrenit, pritet të nënshkruhen tri marrëveshje

0

Shqipëria dhe Kosova takohen neser në mbledhjen e përbashkët në Prizren. Në këtë takim pritet të nënshkruhet deklarata e Partneritetit strategjik dhe disa marrëveshje të tjera bashkëpunimi.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito zbuloi axhendën e takimit mes dy qeverive shqiptare për ditën e nesërme në Prizren.

Sipas Haritos në mbledjhjen e nesërme do të nënshkruhen tri marrëveshje strategjike mes dy qeverive shqiptare. “Disa  marrëveshje që do të nënshkruhen mes dy qeverive, është nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve dhe nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, marrëveshjes për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës si dhe në atë të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian” u shpreh ajo.

Gjithashtu ministrja njoftoi se në mbledhje do të merret vendimi për dy projekte që lidhen me shqiptarët në luginën e Preshevës. Projekti i parë ka të bëjë me një bashkëfinancim të të dy qeverive, që parashikohet të jetë afër 100 mijë euro, për pajisje mjekësore për maternitetin e Preshevës, ndërsa i dyti parashikon ngritjen e një Fondi Zhvillimi për Luginën e Preshevës.

Takimi i Prizrenit mes dy qeverive shqiptare është cilësuar nga të dy kryeministrat si çelje e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here