Takim lamtumire mes Berishës dhe ambasadores gjermane

Takim lamtumire mes Berishës dhe ambasadores gjermane

Kryeministri, Sali Berisha, pati sot një takim lamtumire me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane në Shqipëri znj. Carola Muller-Holtkemper, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë Berisha pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat janë forcuar dhe thelluar

Kryeministri, Sali Berisha, pati sot një takim lamtumire me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane në Shqipëri znj. Carola Muller-Holtkemper, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë

Berisha pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat janë forcuar dhe thelluar më tej gjatë këtyre viteve në fusha të ndryshme.

Ndërsa, ambasadorja gjermane znj. Carola Muller-Holtkemper falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e saj kryeministrit Berisha për bashkëpunimin e hapur që qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha kanë ofruar, si dhe për kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve.

Gjithashtu ajo, vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të realizuar nga Shqipëria në të gjithë këto vite, si dhe arritjet në fusha të ndryshme duken uruar suksese të mëtejshme në të ardhmen.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar