Tahiri takon kreun e policisë greke

0

Ministri

punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka zhvilluar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, për të kërkuar sqarimk mbi ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Follorinës ku u vranë dy shqiptarë dhe një polic Helen.

Gjatë takimit tahiri theksoi se duhen marrë masa të dyanshme për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen.

Gjithashtu një nga çështjet e diskutuara gjatë takimit të Tahirit me kreun e policisë greke, ishte edhe problematika e toponimeve.

Duke qenë në prag të festive të fundëvitit, fluksi i emigrantëve që prittet të vijë është relativisht i lartë, por shqetësim mbetet pretendimi i palës greke për mënyrë e toponimeve në pasaportat e fëmijëve të shqipëtarëve të lindur në Greqi.

Ai theksoi se shtetasit shqiptar nuk duhen penguar për të kaluar lirisht në pikat e kalimit kufitar.

Trekëndëshi “Shqipëri- Itali- Greqi” konsiderohet si një bllok i përbashkët në luftën trafikimit të paligjshëm, e kryesisht drogës dhe emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e treta, konfirmuan bashkëbiseduesit.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here