Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim me 28 ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë. Në takim u fol për strategjitë kombëtare kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi planin që po ndërmerr Policia e Shtetit për zonat më problematike. Në fund të takimit, ministri Tahiri tha se
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim me 28 ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë.
Në takim u fol për strategjitë kombëtare kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi planin që po ndërmerr Policia e Shtetit për zonat më problematike.
Në fund të takimit, ministri Tahiri tha se lufta kundër drogës i kalon instancat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe për këtë kërkon zgjidhjen dhe mbështetjen e partnerëve europianë.
Sipas ministrit Tahiri, në krahasim me vitet e mëparshme tani ka vullnet institucional.
“Nga viti 2005 deri në vitin 2013, sasia e lëndëve narkotike të asgjësuara ka rënë 10 fish dhe sasia e mbjellë është rritur 10 fish. Kemi nevojë për një zgjidhje zhvillimi, një strategji dhe një plan veprimi”, vijoi më tej ministri.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *