Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri realizoi një takim pune në Gjirokastër me Shtabin e Emergjencave Civile ku foli për tre çështje të rëndësishme. Në takim ministri u pyet për çështjen e gjobave ndaj drejtuesve të automjeteve. Tahiri thotë se ka ikur koha kur shkeljet e rregullave nuk gjobiteshin. “Jam totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave për
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri realizoi një takim pune në Gjirokastër me Shtabin e Emergjencave Civile ku foli për tre çështje të rëndësishme.
Në takim ministri u pyet për çështjen e gjobave ndaj drejtuesve të automjeteve. Tahiri thotë se ka ikur koha kur shkeljet e rregullave nuk gjobiteshin.
“Jam totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave për gjobat që vijnë nga persona që e konsiderojnë veten të paprekshëm”, tha ministri.
Ndërsa për çështjen e Lazaratit, fshatit të drogës, ministri tha se ajo nuk është një çështje që preokupon vetëm policinë.
“Ne e njohim problemin, por kërkojmë që për fenomenin të ndërgjegjësohet vetë komuniteti që jeton atje”, shprehu ministri.
Nuk u la pa u përmendur edhe çështja e kryebashkiakut Xhelal Mziu, si dhe të ish-drejtorit të antikontrabandës në policinë e Korçës, Ylber Zyberi.
Ministri tha se segmente të caktuara të gjyqësorit nuk e bëjnë punën siç duhet, por kjo nuk do të ndikojë në punën e policisë në luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *