Tahiri: Hetimi i çështjes së Frrokut deri në zbardhje, ndal presionit ndaj Policisë

0

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u shpreh nga foltorja e Kuvendit se do të hetohet çështja e Arben Frrokut deri në zbardhjen e ngjarjes. Kjo deklaratë e tij vjen pas daljes së dëshmitarit kyç ndaj Arben Frrokut. Ne fjalën e tij ministri theksoi se piolicia garanton mbrojtjen e informacionit për personat që po hetojnë dhe të ndalen presionet e mundshme që mund të ushtrohen ndaj tyre.

“Duhet të pranoj para Kuvendit se kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet të ndodhin. Nuk mund të them tani më shumë detaje lidhur me këtë çështje. Policia e Shtetit garanton sot informacionin dhe të dhënat për ata që bashkëpunojnë me policinë. Kjo nuk do të thotë që nuk do zbardhim edhe atë që ka ndodhur edhe për çështjen në fjalë. Sepse është një çështje që e kanë një të shkuar, një pjesë të të cilës ia dimë të gjithë me ato fotot e gostive të kupolës së policisë, por do të zbardhet plotësisht edhe nga një hetim që ka nisur tashmë dhe që unë pres cdo detajë për të cuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë përgjegjësi ligjore, përfshi edhe ata që njëherë e një kohë dolën nga aneksi i errët i politikës dhe sqetullës së Saliut për të drejtuar policinë drejt skutave më të errëta të krimit dhe që sot janë futur prap në politikë, me komitete, me kryesira e kështu me radhë. Por është më mirë tia lëmë hetimit ”- u shpreh Tahiri.

Nga ana tjetër Tahiri akuzoi opozitën duke thënë se është bërë palë me krimin dhe u kërkoi që të ndalin sulmin ndaj Policisë.

“Kam bindjen se faktet do flasin më fortë se fjalët. I bëj thirrje publikisht atyre që janë bërë barrë e shtuar për policinë, lëreni policinë të punojë. Ndalni presionet ndaj Policisë së Shtetit dhe baltën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit duhet inkurajuar krimin. Nuk gjej asnjë arsye dhe pse mendoj atë që mendojnë të gjithë se kjo opozitë ka zgjedhur të rreshtohet në anën e krimit duke sulmuar policinë.Në Lazarat quajti bandë policinë e shtetit. Nuk e kuptoj si mund të ndodhe të arrish uljen e krimeve të rënda vrasjet dhe opozita të shpikë vrasje të fshehura nga policia. Kriminelët në këtë vend kanë më shumë aleatë se njëri- tjetrin në politikë, polici e shumë e shumë të tjerë. ”- u shpreh Tahiri.

“Pandëshkueshmëria është aleati më i madh i krimit. Është për këtë arsye që i pa ndëshkuari më i madh i akuzuar për vjedhjen e mijëra dollarëve në rrugën Durrës- Kukës sot bëhet aleat i krimit.

Ky i pa ndëshkueshmi më i madh është një nga ata që pret ditën për të ardhur në pushtet ndaj i duan gjyqtarët si Gjin Gjoni për ti përdorur si në rastin e Ristanit. Lëreni policinë të punojë”- përfundoi Tahiri.

/Objektiv.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here