Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur para gazetarëve lidhur me dokumentin e sjellë nga Italia për përfundimin e hetimeve për të. Tahiri tha se është sulmuar nga të gjithë, që nga ambasadorët, gazetarët, media dhe politika. Tahiri theksoi se drejt tij u hodhën një lumë akuzash, por prokuroria dhe gjykata italiane, i kanë dhënë
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur para gazetarëve lidhur me dokumentin e sjellë nga Italia për përfundimin e hetimeve për të. Tahiri tha se është sulmuar nga të gjithë, që nga ambasadorët, gazetarët, media dhe politika. Tahiri theksoi se drejt tij u hodhën një lumë akuzash, por prokuroria dhe gjykata italiane, i kanë dhënë fund kësaj historie, dhe se ai është i pafajshëm.
Tahiri thotë se ka kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij, sepse nuk ka patur prova që ta lidhnin atë me trafikun e drogës.
“Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por boll. Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju, se e vërteta nuk rri dot fshehur, sado të mundohet e të sponsorizojë jo dora e zezë që e filloi me mua por do vazhdojë më keq se sot.”
Konferenca e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike. Në një konferencë tjetër nga selia blu, eksperti për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka thënë se krimet për të cilat akuzohet Tahiri nuk janë kryer në Itali, por në Shqipëri.
PD ka akuzuar sot Tahirin se ka kërcënuar gjyqtarët dhe prokurorët për hetimin e kësaj çështjeje.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *