Tabletat do ti kalojnë kompjuterat personal

Tabletat do ti kalojnë kompjuterat personal

Kohëve të fundit, shitjet e kompjuterave personal janë në rënie drastike në nivel global, por kjo krizë nuk vihet re te tabletat, për të cilat ka sugjerime se do ta tejkalojnë numrin e shitjeve të kompjuterave personal. Sipas raporteve më të fundit pritet që ky tejkalim të ndodh në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Kohëve të fundit, shitjet e kompjuterave personal janë në rënie drastike në nivel global, por kjo krizë nuk vihet re te tabletat, për të cilat ka sugjerime se do ta tejkalojnë numrin e shitjeve të kompjuterave personal.

Sipas raporteve më të fundit pritet që ky tejkalim të ndodh në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Dërgësat e tabletave në vitin 2013 kanë arritur në 57.1 milionë, 43 përqind më shumë se një vit më parë, kur ishin shitur jo më shumë se 36.1 milionë tableta në mbarë botën.

Rritja e shitjeve të tabletave është nxitur nga përdorimi në rritje i pajisjeve mobile në vendet në zhvillim. Gjithashtu kanë ndikuar dhe çmimet e ulëta, jetëgjatësia e baterisë, si dhe modelet e shumta të përshtatshme për përdorim.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar