Sylejman Selimi sot para gjyqit për krime lufte

Sylejman Selimi sot para gjyqit për krime lufte

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi pritet të dalë sot para trupit gjykues, pasi dyshohet për krime lufte. Selimi do të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të vendosë  nëse ai do të lihet I lirë apo do të mrrë masën e paraburgimit.Avokati i tij, Tomë Gashi, ka konfirmuar

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi pritet të dalë sot para trupit gjykues, pasi dyshohet për krime lufte. Selimi do të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të vendosë  nëse ai do të lihet I lirë apo do të mrrë masën e paraburgimit.Avokati i tij, Tomë Gashi, ka konfirmuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte.

Në seancën që do të mbahet në orën 15:00 të pasditës së sotme, bashkë me Selimin, do të gjykohen edhe  Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Sahit Jashari  e Hysni Thaçi, të cilët akuzohen për krime lufte  dhe mosrespektimin e rregullave të saj, gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

“Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skenderajt). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”, thuhet në njoftimin e djeshëm të  EULEX-it.

Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës ndërkaq që rasti po hetohet  nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar