Superoperacion, 28 të arrestuar

0

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë ndërmarrë një super-operacion, ku në pranga janë vënë 28 persona, 8 prej të cilëve në vendin tonë.

Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, në pranga janë vënë 28 persona, mes të cilëve është edhe Eugen Çaushi, vëllai i kreut të Bashkisë së Roskovecit. Ky i fundit është vënë në pranga në Tiranë, ndërsa një person tjetër është kapur në Fier.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë karabinierë të Torinos, Firences, Lodit, Alessandria dhe Pavias, të cilët bashkë me policinë shqiptare kanë shkatërruar organizatën kriminale që trafikonte femra për t’i shfrytëzuar si prostituta si dhe lëndë narkotike që shitej në qytete të ndryshme të Italisë.

Hetimet janë bërë nga prokuroria e Milanos, që ka nxjerrë në dritë dy organizata kriminale të lidhura me njëra-tjetrën. Njëra e kishte bazën në Milano dhe merrej me shfrytëzimin si prostituta të femrave nga Europa Lindore. Ndërsa organizata tjetër merrej me trafikun e lëndëve narkotike, që transportohej në Itali nga Shqipëria.

Gjatë aktivitetit investigues të prokurorëve janë zbuluar edhe përgjegjësit dhe bazat për trafikun e femrave dhe të drogës në Shqipëri dhe në Greqi, raporton “A1 Report”.

Aksioni është zhvilluar pak ditë pasi në kryeqytetin Italian, Romë ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi që nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij, Alessandro Pansa.

 /Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here