Superndeshja e Champions, ja formacionet e mundshme

Superndeshja e Champions, ja formacionet e mundshme

Napoli-Borusia Dortmund është cilësuar si ndeshja më e fortë e 8 përballjeve që do të luhen sonte në orën 20:45. Me të drejtë është cilësuar si ndeshja më e fortë pasi të dyja skuadrat po tregojnë një formë shumë të mirë në kampionatet respektive. Borusia është rikthyer në majat e futbollit europian pas shumë vitesh

Napoli-Borusia Dortmund është cilësuar si ndeshja më e fortë e 8 përballjeve që do të luhen sonte në orën 20:45. Me të drejtë është cilësuar si ndeshja më e fortë pasi të dyja skuadrat po tregojnë një formë shumë të mirë në kampionatet respektive.

Borusia është rikthyer në majat e futbollit europian pas shumë vitesh mungesë dhe ka treguar një formë shume të mirë ku vitin e kaluar arriti deri në finale duke eliminuar skuadra të mëdha si Real Madrid, gjithashtu edhe Napoli me blerjet e fundit është shndërruar në një skuadër “mini galaktikësh”.

Ja formacionet e mundshme të kësaj supersfide:

NAPOLI (4-2-3-1): Reina, Maggio, Albiol, Britos, Zuniga. Behrami, Inler, Callejon, Hamsik, Pandev, Higuain. Në dispozicion janë: Rafael, Cannavaro, Mesto, Armero, Dzemaili, Insigne, Mertens.

BORUSIA DORTMUND (4-2-3-1): Weidenfeller, Schmelzer, Hummels, Subotic, Grosskreutz, Sahin, Bender, Reus, Mkhitaryan, Aubameyang, Lewandowski. Në dispozicion janë: Langerak, Sokratis, Kirch, Hofmann, Schieber, Blaszczykowsky, Durm.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar