Faza e katërt e kampionatit shqiptar ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshmë për ekipin e Partizanit. “Demat e Kuq” e shohin veten në vendin e parë të kampionatit, gjë të cilën nuk e kanë arritur në këto 14 javë, pasi superliga kryesohjej nga veriorët e Kuksit. Të besuarit e trajnerit Sulejman Starova
Faza e katërt e kampionatit shqiptar ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshmë për ekipin e Partizanit. “Demat e Kuq” e shohin veten në vendin e parë të kampionatit, gjë të cilën nuk e kanë arritur në këto 14 javë, pasi superliga kryesohjej nga veriorët e Kuksit.
Të besuarit e trajnerit Sulejman Starova kanë arritur të marrin një fitore pasditen e së shtunës ndaj ekipit surprizë të këtij sezoni Luftëtarit. Një ndeshje jo e lehtë në letër pasi gjirokastritët kanë pasur një ecuri mjaft pozitive në ndeshjet e fundit, por Partizani bën detyrën duke fituar me rezultatin 2-0 në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
Triumfit të “Demave” u vjen në ndihmë edhe Vllaznia e Shkodrës, e cila arriti të ndalë me një barazim Kukësin një nga pretendentet kryesore te këtij kampionati, njëkohësisht rivali i drejtëpërdrejt i Partizanit. Ekipi kuksian nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës në ‘Zeqir Ymeri’ dhe tashmë pas 14 javesh ia lëshon kreun ekipit kryeqytetas.
Në luftën për mbijetesë Laci ka bërë detyrën ndaj Korabit dukë fituar me rezultatin 2-0 dhe duke ia vështirësuar llogaritë tre ekipeve me emër të kampionatit, Tiranës, Flamurtarit dhe Teutës, të cilat gjithashtu militojnë në fundin e tabelës.
Tirana dhe Teuta do të jenë sot përballë njëra-tjetrës në një ndeshje mjaft të vështirë, pasi të dyja ekipet janë në zonën e ftohtë të renditjes ku luftojnë për mbijetesë.
Ekipi i Skenderbeut sic nuk e kishim parë kto 6 vitet e fundit ndodhet në vendin e tretë në klasifikim, 6 pikë pas Kukësit të vendit të dytë dhe 8 pikë larg kryesuesve të kampionatit, Partizanit. Ekipi korcar ka një ndeshje më pak të cilën e luan sot në Vlorë ndaj Flamurtarit, i cili ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e renditjes.
Të dyja ekipet do të luftojnë fort pasi një humbje e Flamurtarit do të thotë një renie e mundshme nga kategoria,dhe një humbje e Skenderbeut zbeh luftën për titull të ekipit të trajnerit Ilir Daja, por nuk e përjashton atë nga gara për titull pasi janë për tu zhvilluar edhe 8 javë kampionat.
Ismail Spahiu
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *