Superaksion në Fushë-Krujë, arrestohet familja e “tritolit” (VIDEO)

  Policia ka zhvilluar një superaksion gjatë pasdites së djeshme në Fushë-Krujë, ku një familje e tërë është vënë në pranga. Të arrestuarit janë Lulzim, Sadik, Shkurte dhe Fatos Mesi. Bashkë me ta i arrestuar është edhe një person tjetër, Marjan Karaj. Ata dyshohen për një sërë krimesh të rënda, mes të cilave shpërthime me

 

Policia ka zhvilluar një superaksion gjatë pasdites së djeshme në Fushë-Krujë, ku një familje e tërë është vënë në pranga.

Të arrestuarit janë Lulzim, Sadik, Shkurte dhe Fatos Mesi. Bashkë me ta i arrestuar është edhe një person tjetër, Marjan Karaj.

Ata dyshohen për një sërë krimesh të rënda, mes të cilave shpërthime me tritol. Gjatë operacionit për arrestimin e  tyre janë sekuestruar 20 arka me më shumë se 2 mijë kallëpe tritoli, 5960 kapsolla elektronik për shpërthime, si dhe 1800 kapsolla të tjerë.

Janë sekuestruar gjithashtu edhe 100 metra fitil zjarrpërcjellës për ndezjen dhe shpërthime eksplozivësh, si dhe tre Kallashnikovë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar